Jeyhun Aliyev
27 nëntor 2020•Përditësim: 27 nëntor 2020
Forcat turke të sigurisë "neutralizuan" 2 terroristë të YPG/PKK-së të cilët tentuan të depërtojnë në zonën ndërkufitare të operacionit antiterrorist në veri të Sirisë, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes Kombëtare, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Terroristët që tentuan të prishin paqen dhe sigurinë në rajonin e operacionit 'Burimi i Paqes' u neutralizuan në një operacion të suksesshëm", tha ministria në Twitter.
"Të gjitha llojet e masave do të vazhdojnë të merren për të ruajtur paqen dhe qetësinë në rajon", thuhet në deklaratë.
Pamjet video të operacionit u shpërndanë gjithashtu në faqen zyrtare të internetit.
Autoritetet turke shpesh përdorin termin "të neutralizuar" me çka nënkupton se terroristët në fjalë janë dorëzuar, vrarë ose janë kapur.
Që nga viti 2016, Turqia ka kryer operacione të suksesshme kundër terroristëve përtej kufirit të saj në veri të Sirisë për të parandaluar formimin e një korridori terrorist dhe për të mundësuar vendosjen paqësore të banorëve: Mburoja e Eufratit (2016), Dega e Ullirit (2018) dhe Burimi i Paqes (2019).
Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40 mijë njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG është dega siriane e PKK-së.