Sinan Uslu
31 Janar 2017•Përditësim: 31 Janar 2017
ANKARA (AA) - Në ditën e 161-të të operacionit "Mburoja e Eufratit" i cili po vazhdon kundër objektivave terroriste në veri të Sirisë, Forcat e Armatosura Turke kanë goditur 231 objektiva të organizatës terroriste DEASH dhe kanë neutralizuar 30 terroristë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas njoftimit nga Shtatmadhoria e Turqisë, ende është duke vazhduar operacioni i nisur më 24 gusht të vitit 2016 në veri të Sirisë i cili synon mënjanimin e rrezikut të kanosur nga organizatat terroriste me në krye DEASH-in, rritjen e sigurisë kufitare dhe mbështetjen ndaj forcave të koalicionit.
Në ditën e 161-të të operacionit, forcat e përbëra nga njësitet opozitare kanë goditur 207 objektiva të organizatës terroriste DEASH. Përmes gjuajtjeve janë marrë nën ofensivë aktivitetet e grupeve terroriste në rajon.
Komanda e Forcave Ajrore ka shënjestruar objektivat e detektuara të DEASH-it në rajonet El Bab, Bzagah dhe Tadif. Gjatë operacionit ajror janë asgjësuar 20 ndërtesa të përdorura si strehimore, garazh me katër autobomba, një kundërajror dhe një pozicion minahedhësish.
Shkatërrohet tuneli i përdorur nga terroristët
Njësitet ajrore të koalicionit ndërkombëtar kanë ndërmarrë operacion ndaj objektivave të DEASH-it në El Bab. Gjatë operacionit ajror është shkatërruar një tunel i përdorur nga pjesëtarët e DEASH-it.
Në kuadër të operacionit, brenda ditës janë neutralizuar 30 pjesëtarë të organizatës terroriste DEASH dhe janë detonuar katër automjete.
Nga ana tjetër, ekipet e detektimit dhe asgjësimit të mjeteve shpërthyese, kanë asgjësuar 43 bomba artizanale. Që nga dita e fillimit të operacionit deri më tani janë neutralizuar 3.550 mjete shpërthyese dhe 55 mina.
Shpërndahen pamjet e operacionit
Ndërkaq, Shtatmadhoria turke ka shpërndarë pamjet e operacionit ajror ndaj objektivave të DEASH-it në El Bab, Bzagah dhe Tadif.
Në xhirim shihet momenti i goditjes së objektivave.