Tevfik Durul
15 Janar 2020•Përditësim: 16 Janar 2020
Ministria e Jashtme e Turqisë dënoi bastisjen në Zyrën e Anadolu Agency (AA) në Kajro nga forcat egjiptiane të sigurisë dhe arrestimin e disa punonjësve.
"Bastisja e Zyrës së AA-së në Kajro dje nga ana e forcave të sigurisë së Egjiptit dhe arrestimi i punonjësve pa arsyetim, është një veprim ngacmimi dhe dekurajimi ndaj medias turke dhe e dënojmë fuqishëm këtë akt", thuhet në njoftimin e ministrisë turke.
"Në këtë qëndrim të pamatur ka gisht edhe shpërfillja e shteteve perëndimore, që duken sikur të ndjeshme ndaj lirisë së shtypit, ndaj shkeljeve të Egjiptit", thuhet më tej.
"Nga autoritetet egjiptiane presim që menjëherë të lirojnë punonjësit e arrestuar të AA-së, prej të cilëve njëri është shtetasi ynë", tha MPJ e Turqisë.
- Bastisje në Zyrën e AA-së në Kajro
Policia e Egjiptit dje duke bastisur Zyrën e AA-së Kajro, ka arrestuar 4 punonjës ku njëri prej tyre shtetas turk dhe i kishte dërguar në një vend të panjohur.
Policët në zyrë kishin arritur rreth orës 17:00 sipas kohës lokale, duke mbyllur kamerat dhe ndërprerë lidhjen e internetit.
Forcat e sigurisë deri në mëngjes kanë bërë kërkime në zyrë, parandaluar punonjësit të kontaktojnë me jashtë duke konfiskuar pasaportat, celularët dhe laptopët e tyre.
Ekipet gjithashtu kishin ndaluar të informojnë avokatin e AA-së rreth bastisjes.
AA dhe avokatët e Ambasadës së Turqisë në Kajro kërkuan informacion se pse janë arrestuar gazetarët dhe ku u dërguan nga autoritetet egjiptiane por ende nuk kanë marrë ndonjë përgjigje.