Ali Murat Alhas
08 Gusht 2019•Përditësim: 09 Gusht 2019
Forcat e sigurisë sot në provincën Hatay, në juglindje të Turqisë kanë konfiskuar më shumë se 1.4 milionë tableta ekstazi të fshehura në kamion, raporton Anadolu Agency (AA).
Departamenti provincial për narkotikë mori një lajmërim se një kamion transporton sasi të mëdha të tabletave me ekstazi për shkak të cilës u organizua aksion.
Në aksionin e forcave policore morën pjesë edhe dy qenë të stërvitur special, ndërsa janë konfiskuar më shumë se 1.4 milionë tableta ekstazi.
Janë arrestuar tre sirianë, ndërsa pjesëtarët e forcave të sigurisë njoftuan se droga duhej të transferohej në Arabinë Saudite.