Mehmet Tosun
08 Gusht 2019•Përditësim: 09 Gusht 2019
Planifikuesit e sulmit ndaj diplomatit turk Osman Köse në Erbil të Irakut, pjesëtarët e PKK-së të kërkuar në listën e kaltër të terroristëve të kërkuar Hacı Kurhan me emrin e koduar "Botan" dhe Metin Akgün me emrin e koduar "Kendal", u neutralizuan në Irak në operacionin e inteligjencës dhe ushtrisë turke, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacionit të marrë, inteligjenca dhe forcat e armatosura turke kanë organizuar operacion më 30 korrik në rajonin Gara në veri të Irakut ndaj forcave speciale në fjalë të PKK-së dhe "Shqiponjat e lirisë të Kurdistanit" (TAK), ku neutralizoi përgjegjësin e kësaj organizate Kurhan dhe ndihmësin e tij Akgün.
Terroristët e neutralizuar kanë marrë pjesë në shumë sulme.