Mümin Altaş
19 shkurt 2018•Përditësim: 20 shkurt 2018
ANKARA (AA) - Gjithsej 1641 pjesëtarë të organizatave terroriste PKK/KCK/PYD-YPG dhe DEASH janë neutralizuar në kuadër të operacionit "Dega e Ullirit", njoftoi ushtria turke, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një njoftimi nga Shtatmadhoria e Turqisë, numri i terroristëve të neutralizuar është rritur pasi së fundmi si rezultat i operacioneve ajrore dhe tokësore janë neutralizuar 27 terroristë.
Më 20 janar, Turqia nisi operacionin "Dega e Ullirit" për të larguar terroristët e PYD/PKK-së dhe DEASH-it nga Afrini në veri të Sirisë.
Operacioni synon të krijojë siguri dhe stabilitet përgjatë kufijve të Turqisë dhe rajonit, si dhe të mbrojë popullin sirian nga shtypja dhe mizoria e terroristëve, ka njoftuar Shtatmadhoria e Turqisë.
Sipas shtatmadhorisë, operacioni zhvillohet në kuadër të së drejtës së Turqisë bazuar në të drejtën ndërkombëtare, rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të drejtat e vetëmbrojtjes sipas kartës së OKB-së dhe duke respektuar integritetin territorial të Sirisë.
Ushtria gjithashtu ka thënë se "rëndësi të madhe" është duke i dhënë të mos dëmtohet asnjë civil dhe se janë duke i shkatërruar vetëm objektivat terroriste.
- Forcat turke dhe ULS çlirojnë kodrën historike Nebi Huri dhe disa fshtra në Afrin
Forcat e Armatosura Turke (TSK) dhe Ushtria e Lirë Siriane (ULS) në kuadër të operacionit "Dega e Ullirit" pastruan nga terroristët e YPG/PKK-DEASH-it kodrën historike Nebi Huri në rajonin Sheran në veri të Afrinit, njoftojnë gazetarët e Anadolu Agency (AA) në rajon.
Në kodër gjenden kalaja historike Nebi Huri, si dhe mbetje dhe një urë historike nga periudha e romakëve.
TSK dhe ULS, gjthashtu kanë çliruar nga YPG/PKK-DEASH fshatin Hantalli të qytezës perëndimore të Afrinit, Raxhu, fshatin Divan Tahtani të Xhinderes, pikën Beyyada e cila përdorej si bazë, kodrën Kila dhe vendbanimin rural Sattuf.
Më herët gjatë ditës janë çliruar edhe tre fshatra nga terroristët, fshatrat Ikidam, Shaltah dhe Marsawiyah.
Që nga fillimi i operacionit, TSK dhe ULS deri më tani kanë çliruar nga organizatat terroriste YPG/PKK-DEASH 78 pika, përfshirë një qendër qyteze, 52 fshatra, katër vendbanime rurale dhe 20 male ose kodra strategjike dhe një bazë të YPG/PKK në pesë qyteza të Afrinit.
Më 20 janar, forcat e armatosura turke nisën operacionin "Dega e Ullirit" në rajonin e Afrinit në veri të Sirisë për të larguar terroristët e YPG/PKK-DEASH -it.
Operacioni synon të krijojë siguri dhe stabilitet përgjatë kufijve të Turqisë dhe rajonit si dhe të mbrojë popullin sirian nga shtypja dhe mizoria e terroristëve.