Fatma Esma Arslan
22 Janar 2018•Përditësim: 23 Janar 2018
ANKARA (AA) - Vazhdon propaganda e njollosjes e filluar në rrjetet sociale kundër Operacionit "Dega e Ullirit" të Forcave të Armatosura të Turqisë (TSK) kundrejt objektivave terorriste në Afrin të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Është zbuluar e vërteta pas katër fotografive për të cilat është pretenduar se janë shkrepur gjatë operacionit të TSK-së kundër organizatave terroriste PKK/KCK/PYD-YPG dhe DEASH në rajonin e Afrinit në veriperëndim të Sirisë.
Është zbuluar se fotografia e dy tankeve të shpërndarë në Twitter me pretendim se "Janë djegur tanket e TSK-së", në të vërtetë është shkrepur më 31 dhjetor 2016 në Jemen.

Ndërkaq, fotografia me të njëjtin pretendim ku mund të shihet një tank i shkatërruar tërësisht, në të vërtetë është përdorur në një lajm të datës 10 dhjetor 2017, i titulluar "SHBA-të mund të humbin fuqinë në një luftë të mundshme me Rusinë dhe Kinën".

Po ashtu, një fotografi tjetër e shpërndarë në Facebook me pretendimin se "YPG ka plagosur ushtarët e TSK-së", në të vërtetë është e një ushtari të helmuar nga ushqimi në qytetin Manisa të Turqisë, fotografi e shkrepur më 22 dhjetor 2017.

Edhe fotografia e shpërndarë në Twitter me pretendimin se "Ushtarët turq janë marrë peng në Afrin", është marrë nga lajmi i titulluar "Opozitarët sirianë kanë kapur timin e Hezbollahut" i datës 23 shkurt 2015.

Nga ana tjetër, edhe dje tri fotografi të ndryshme me qëllim të njollosjes së Operacionit Dega e Ullirit nëpërmjet rrjeteve sociale ishte zbuluar se nuk kanë lidhje me operacionin dhe se nuk pasqyrojnë të vërtetën.
Një pjesë e atyre që kanë shpërndarë fotografitë e ngjarjeve të ndryshme nëpër rrjetet sociale i kanë mbyllur llogaritë e tyre, ndërsa një pjesë tjetër kanë hequr postimet.
Ndërkohë, mësohet se zyrtarët e intelegjencës kanë zbuluar radio-komunikimet në lidhje me propagandën njollosëse.
Organizata terroriste PKK, duke shpresuar se në mbledhjen e sotme të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara do të diskutohet edhe intervenimi i Turqisë në Afrin, jep urdhëra që të publikojnë imazhe me prentedime se "janë duke u shënjestruar civilët".