Djihat Aliju
18 nëntor 2026•Përditësim: 18 nëntor 2026
Perëndimi i diellit krijoi pamje mahnitëse në Stamboll, duke e ngjyrosur qiellin me nuanca të ngrohta dhe duke i dhënë qytetit një pamje të veçantë, raporton Anadolu.
Perëndimi i diellit u vëzhgua edhe në zonën përreth Bririt të Artë si dhe pranë Kullës së Beyazit.
Në panoramën e mbrëmjes së qytetit u dalluan edhe Xhamia e Sulltanahmetit dhe Sheshi i Sulltanahmetit, të cilat nën dritën e perëndimit të diellit ofruan pamje mbresëlënëse.
Rrezet e fundit të diellit ndriçuan ndërtesat historike dhe siluetën e Stambollit, duke krijuar pamje piktoreske mbi qytet.
Ngjyrat e ndryshueshme të qiellit dhe drita që përhapej mbi monumentet e qytetit i dhanë një bukuri të veçantë peizazhit të mbrëmjes.