Zehra Nur Düz
02 Maj 2019•Përditësim: 02 Maj 2019
Sipas një zyrtari të lartë turk, përdoruesit në mbarë botën po përballen me probleme me disa prej platformave më të njohura të mediave sociale, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Facebook, Instagram dhe WhatsApp sot po përjetojnë probleme për përdoruesit në mbarë botën”, shkroi në Twitter, Ömer Fatih Sayan, zv/ministri turk i Transportit dhe Infrastrukturës.
Ai bëri të ditur se përdoruesit në Turqi po ashtu janë të prekur pjesërisht nga ky problem i mediave sociale.