Sezgin Pancar
25 Gusht 2021•Përditësim: 26 Gusht 2021
Një grup marinarësh turq që peshkonin në ujërat ndërkombëtare jashtë Detit Egje u ngacmuan nga njësitë e Rojës bregdetare greke, raporton Anadolu Agency (AA).
Një nga marinarët, Gokay Demir tha se tre anije u larguan nga bregdeti Karaduvar jashtë provincës mesdhetare Mersin për të peshkuar në ujërat ndërkombëtare dhe mbërritën pranë distriktit Didim të provincës Aydin të Egjeut të hënën.
Por, peshkatarët u ngacmuan nga disa njësi të Rojës bregdetare greke gjatë peshkimit në zonën e lejuar ndërsa grekët gjithashtu shkaktuan dëme materiale duke hedhur gurë në varkat turke.
Peshkatarët gjithashtu regjistruan video pamje që tregojnë momentet e ngacmimit dhe thyerjen e xhamave të varkave të tyre.