Cankut Taşdan
25 Gusht 2021•Përditësim: 25 Gusht 2021
Një terrorist i shpallur në kërkim është "neutralizuar" në një operacion të fundit antiterrorist të brendshëm në provincën Van të Turqisë lindore, bëri të ditur sot Ministria e Brendshme e Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Fidan Kurtpınar, me emrin e koduar Rojin Amed, u shënjestrua në një operacion të mbështetur nga ajri nga forcat e xhandarmërisë krahinore si pjesë e Operacionit "Eren" më 19 gusht, thuhet në një deklaratë. Dy terroristë të tjerë u neutralizuan gjithashtu.
Autoritetet turke shpesh përdorin fjalën "neutralizuar" në deklaratat e tyre për të nënkuptuar se terroristët në fjalë u dorëzuan, vranë ose u kapën.
Operacioni "Eren", i emëruar pas Eren Bulbul, një 15-vjeçar i vrarë nga PKK-ja terroriste më 11 gusht të vitit 2017, filloi në janar dhe synon eliminimin e plotë të terrorizmit nga vendi.
Anëtar i një organizate separatiste, Kurtpınar ishte në kategorinë gri të listës së personave në kërkim të ministrisë.
Lista është e ndarë në pesë kategori të koduara me ngjyra, me të kuqen si më të kërkuarit, e ndjekur nga blu, gjelbër, portokalli dhe gri.
Përkatësia e terroristit nuk u specifikua, por grupi terrorist PKK është aktiv në zonë.
Në fushatën e saj terroriste mbi 35-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja, e radhitur si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e të paktën 40.000 njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnje.