Eşber Ayaydın
24 nëntor 2024•Përditësim: 24 nëntor 2024
Shkrimtarët e udhëtimeve nga SHBA-ja dhe Kanadaja u mahnitën nga qyteti turk Şanliurfa, që strehon shumë vende arkeologjike si Göbeklitepe dhe Karahantepe, të cilat ofrojnë informacione të rëndësishme për historinë njerëzore, raporton Anadolu.
Shkrimtarët e udhëtimit, të cilët u informuan për vendet historike dhe turistike në qytet, patën mundësinë që në Muzeun Arkeologjik Şanlıurfa të ekzaminojnë nga afër artefaktet e zbuluara gjatë gërmimeve të kryera në Göbeklitepe dhe Karahantepe, të cilat janë pjesë të Listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.
Drejtori i Kulturës dhe Turizmit në Şanliurfa, Aydın Aslan, për Anadolu tha se agjencitë e udhëtimit, influencuesit e mediave sociale dhe gazetarët sillen vazhdimisht në rajon nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit për të promovuar qytetin.
Aslan tha se shkrimtarët e udhëtimit patën mundësinë të vizitojnë zonat historike të qytetit Şanliurfa, të ekzaminojnë më nga afër artefaktet e zbuluara nga këto zona në muze dhe të informohen nga personat përkatës.
"Udhëtarët nga SHBA-ja kanë përmendur rajonin, veçanërisht Kodrat e Gurit dhe Göbeklitepe, në organizatat mediatike në vendet e tyre në lidhje me neolitin botëror", tha Aslan.
Ai tha se ata vunë re se shkrimtarët e udhëtimit që janë të interesuar për arkeologjinë mezi presin të vijnë në Şanliurfa.
"Shpresojmë që ndërsa shkrimtarë të tillë udhëtimesh tregojnë për Kodrat e Gurit, Göbeklitepe dhe Karahantepe, numri i turistëve tanë do të rritet", shtoi ai.
Presidenti i Shoqatës Amerikane të Shkrimtarëve të Udhëtimit, Chez Chesak, falënderoi Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit të Türkiyes për mundësitë që iu ofrua dhe tha se ishte shumë i lumtur që ishte në Şanliurfa.
Duke theksuar se anëtarët e shoqatës kanë vizituar qytete të ndryshme në Türkiye, Chesak tha se, "Jam shumë i lumtur që jam në Şanlıurfa dhe Göbeklitepe dhe vizitoj rajonin. Ajo që pashë këtu më bëri shumë përshtypje. Një nga gjërat më të rëndësishme për ne është se amerikanët dhe kanadezët, të interesuar për kulturën dhe arkeologjinë, i vizitojnë këto vende".
Shkrimtari i udhëtimeve, Charles Cecil, nga ana e tij, tha se i lanë shumë përshtypje artefaktet e gjetura në gërmimet në Şanliurfa që lidhen me periudhën e neolitit.
Duke shpjeguar se ai lexoi artikuj për periudhat e neolitit përpara se të vinte në Şanlıurfa, Cecil tha se, "Njohuritë e mia për Şanlıurfa dhe Göbeklitepe përbëheshin nga artikuj. I lexova këto dhe erdha në Şanliurfa për t'i përditësuar. Jam shumë i lumtur që vij këtu dhe shoh këtë informacion këtu. Isha shumë i emocionuar për gjërat që pashë këtu dhe gjetjet e reja".
"Të vish dhe ta shohësh në vend ngjall emocione të ndryshme"
Shkrimtarja e udhëtimeve, Jacqueline Swartz, tha se emocioni i saj filloi përpara se të vinte në Şanliurfa dhe se ajo që pa në rajon e bëri atë shumë të lumtur.
Ajo gjithashtu theksoi se njerëzit e interesuar për kulturën dhe arkeologjinë duhet ta vizitojnë rajonin.
"E dinim se do të ishim shumë të emocionuar kur të vinim në Şanliurfa dhe ta shihnim atë, por ardhja dhe shikimi i saj në vend ngjalli emocione të ndryshme. Shpresoj që informacioni për periudhën e neolitit në botë do të bëhet më e qartë në një kohë të shkurtër Përveç kësaj, gjatë këtij udhëtimi, ishte kënaqësi të ishim të shoqëruar nga arkeologu", tha Swartz.
Po ashtu edhe shkrimtari i udhëtimeve, Ron D'Vari, tha se ata kishin informacione shumë të rëndësishme për Göbeklite, e cila cilësohet si pika zero e historisë dhe i falënderoi për mundësitë e ofruara.