Sarp Özer
09 Maj 2017•Përditësim: 09 Maj 2017
ANKARA (AA) – Në një deklaratë nga Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë njoftohet se delegacioni i përbërë prej shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Hulusi Akar, shefit të Inteligjencës, Hakan Fidan dhe zëdhënësit presidencial Ibrahim Kalın janë takuar me delegacionin e SHBA-ve nën udhëheqjen e këshilltarit të Sigurisë Kombëtare, gjeneral-lejtnant Herbert Reymond McMaster, raporton Anadolu Agency (AA).
Gjatë këtij takimi të zhvilluar në Shtëpinë e Bardhë, është biseduar për zhvillimet në Siri dhe Irak, për luftën kundër terrorizmit, marrëdhëniet dypalëshe dhe për temat tjera të sigurisë.
Në një deklaratë për AA nga Shtabi i Përgjithshëm thuhet se delegacioni turk i përbërë nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Akar, ai i Inteligjencës, Fidan dhe zëdhënësi presidencial, Kalın në Shtëpinë e Bardhë në Uashington është takuar me delegacionin e SHBA-ve nën udhëheqjen e gjeneral-lejtnant McMaster.
Gjatë këtij takimi është biseduar lidhur me zhvillimet në Siri dhe Irak, për luftën kundër terrorizmit, marrëdhëniet dypalëshe dhe për temat tjera të sigurisë.