Sarp Özer
01 Nëntor 2016•Përditësim: 01 Nëntor 2016
ANKARA (AA) - Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Turke, Gjenerali Hulusi Akar është nisur për në Rusi në kuadër të një vizite me ftesë të homologut të tij rus. Akar në bisedimet me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Rusisë, Valeriy Gerasimov, do të trajtojë çështjet e bashkëpunimit ushtarak dhe çështjet rajonale, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë të publikuar nga ueb faqja e Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë, mësohet se Gjenerali Akar, viziton Rusinë si i ftuari i shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Rusisë, Valeriy Gerasimov.
Shefat e ushtrive të të dyja vendeve, do të trajtojnë çështjet e bashkëpunimit ushtarak dhe ato rajonale, si dhe do të shkëmbejnë opinionet e tyre në lidhje me çështje të tjera.