Halil Demir
02 Korrik 2021•Përditësim: 02 Korrik 2021
Në një operacion të ndërmarrë në Stamboll kundër organizatës terroriste DEASH janë arrestuar 11 persona të dyshuar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ekipet e drejtorisë për luftën kundër terrorizmit, filluan punimet për kapjen e të dyshuarve të cilët u përcaktuan se ishin në përgatitje për akte dhe kryenin veprimtari në emër të DEASH-it.
Në kuadër të hetimit, ekipet zhvilluan një operacion të njëkohshëm në 15 adresa në 7 zona ku dhe arrestuan 11 të dyshuar anëtarë të organizatës, përfshirë në mesin e tyre edhe të huaj.
Gjatë kontrollit në adresa u konfiskuan dokumente dhe materiale dixhitale të shumta të organizatës. Proceset për të dyshuarit në polici po vazhdojnë.