Sena Güler
30 Tetor 2018•Përditësim: 30 Tetor 2018
ANKARA (AA) - Forcat e Armatosura Turke (TSK) kanë neutralizuar pesë terroristë përmes operacioneve ajrore në veri të Irakut dhe në Turqinë juglindore, njoftoi ushtria turke, transmeton Anadolu Agency (AA).
Autoritetet turke shpesh përdorin fjalën "neutralizim" në deklaratat e tyre për të nënkuptuar se terroristët janë dorëzuar, vrarë ose janë kapur.
Terroristët që po përgatisnin sulme ndaj bazave turke u neutralizuan të hënën në rajonin Hakurk të Irakut dhe në provincën Hakkari të Turqisë juglindore, tha ushtria.
Gjatë operacioneve janë shkatërruar strehimore dhe depo armësh që u përkisnin terroristëve.