Kenan Irtak
03 Mars 2019•Përditësim: 04 Mars 2019
Turkish Cargo, që ofron shërbimin e transportit në 124 shtete të botës, në kuadër të respektimit të të drejtave të kafshëve, ka transportuar 4 luanë në habitatin e tyre natyrore në Afrikën e Jugut nga Kievi me një ndalesë në Stamboll, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e publikuar nga Zyra e Shtypit e Turkish Airlines, thuhet se tre luanë me emrat "Luca", "Charlie" dhe "Kai" si dhe një këlysh i luanit "Nathan" me vite janë mbajtur larg natyrës, pa rreze direkte dielli dhe ajër të pastër si kafshë cirku në Ukrainë.
Kafshët janë shpëtuar nga Organizata Botërore Lawrence Anthony (LAEO), e cila vepron me misionin e mbrojtjes së të drejtave të kafshëve, pastaj nën sponsorizimin e markës ajrore botëror të kargos, Turkish Cargo, falas janë dërguar në habitatin e tyre në Afrikën e Jugut.
Luanët janë transportuar me kontejnerë të dizajnuar special duke marrë parasysh nevojat e tyre të ushqimit dhe ujit.
Ata udhëtuan rreth 9.000 kilometra fluturim, ku më pas u lëshuan në Parkun Natyror Kragga Kamma me një sipërfaqe prej 14.000 metra katror.
Këshilltari për shtyp i Turkish Airleines, Yahya Üstün, në deklaratën për AA tha se, luanët nga një dhomë 35 metra katrorësh të cirkut në Ukrainë i kanë transportuar në natyrën e pafundme në Afrikën e Jugut.
"Do të vazhdojmë të mbetemi mbrojtës së natyrës me operacionet e veçanta të markës sonë Turkish Cargo", tha ai.
Turkish Cargo në vitin 2017 ka nënshkruar "United For Wildlife Buckingham Palace Declaration" për parandalimin e tregtisë së paligjshëm të kafshëve të egra dhe për të rritur ndërgjegjësimin sektorial në këtë drejtim, duke treguar kujdesin maksimal gjatë transportimit të kafshëve.