Sibel Uğurlu
28 Gusht 2017•Përditësim: 29 Gusht 2017
SIRNAK (AA) - Në sulmin e armatosur të anëtarëve të organizatës terroriste PKK në Turqinë juglindore, vriten tre punëtorë ndërtimi, njofton zyra e prefektit të provincës Sirnak, raporton Anadolu Agency (AA).
Terroristët e PKK sulmuan punëtorët në vendin e ndërtimit të rrugës në distriktin Uludere, duke i vrarë që të tre. Forcat turke të sigurisë kanë nisur operacion për kapjen e terroristëve.
Organizata separatiste PKK është në listat e organizatave terroriste në Turqi, SHBA dhe BE. Kjo është një organizatë e cila mbi tre dekada ka zhvilluar një fushatë të armatosur kundër Turqisë, ndërsa këtë fushatë e ka intensifikuar në korrik të vitit 2015.