Halil Demir
11 Shkurt 2022•Përditësim: 15 Shkurt 2022
Në Turqi janë arrestuar 22 terroristë të dyshuar të organizatës terroriste DEASH në një operacion antiterror me bazë në Stamboll, njoftuan sot burimet e sigurisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Prokurorët në Stamboll lëshuan urdhër arresti për 23 të dyshuar për terrorizëm në kuadër të hetimit kundër grupit terrorist DEASH.
Të dyshuarit akuzohen se i kanë ofruar ndihmë financiare grupit terrorist duke mbledhur para si donacione flijimi.
Gjatë operacioneve të njëkohshme të kryera në 26 adresa në provincat e Stambollit dhe Bursës, policia sekuestroi gjithashtu materiale dixhitale dhe dokumente organizative.
Një i dyshuar është ende i lirë dhe po punohet për kapjen e tij, thanë burimet.
Në vitin 2013, Turqia u bë një nga vendet e para që e shpalli DEASH-in grup terrorist.
Vendi që atëherë është sulmuar nga terroristët e DEASH-it disa herë, ku në të paktën shtatë sulme me bomba dhe katër sulme të armatosura mbetën të vranë 315 persona dhe qindra të tjerë u plagosën.
Për të parandaluar sulme të mëtejshme, Turqia nisi operacione anti-terroriste brenda dhe jashtë vendit.