Mustafa Hatipoğlu,Halil Demir
07 Prill 2021•Përditësim: 07 Prill 2021
Forcat e sigurisë në metropolin turk të Stambollit arrestuan të paktën 8 persona për lidhje të dyshuara me organizatën terroriste DEASH, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ekipet e anti-terrorit kryen operacione të njëkohshme në të gjithë qytetin për arrestimin e të dyshuarve pas monitorimit teknik dhe fizik.
Dokumente të shumta dhe materiale dixhitale u sekuestruan në operacione.