Jeyhun Aliyev
02 Qershor 2021•Përditësim: 02 Qershor 2021
Forcat turke të sigurisë neutralizuan të paktën 3 terroristë të PKK-së në juglindje të vendit, njoftoi Ministria e Mbrojtjes së Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Terroristët qëlluan me një raketë nga Irani për të shënjestruar ekipet turke që po kryenin punime të kërkimit të minave në rrugë për të garantuar sigurinë e kompanive që punojnë në ndërtimin e mureve modularë prej betoni në rrethin Yuksekova të provincës Hakkari", tha ministria në Twitter.
"Nuk ka viktima në njësitë tona", thuhet më tej në deklaratë.
Në fushatën e saj terroriste më shumë se 35-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e renditur si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e të paktën 40 mijë personave, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja.