Ömer Yasin Ergin,Bestami Bodruk
02 Qershor 2021•Përditësim: 02 Qershor 2021
Forcat turke të sigurisë filluan sot zhvilluan një operacion kundër drogës dhe terrorit të mbështetur nga ajri në provincën juglindore Dijarbakir, transmeton Anadolu Agency (AA).
Për këtë operacion janë angazhuar 87 skuadra, përfshirë komandot e xhandarmërisë dhe rojet e sigurisë, në 115 pika të ndryshme në zonat rurale të qarkut Lice.
Rreth 2.5 milionë rrënjë kanabis janë zbuluar dhe shkatërruar deri më tani. Përpjekjet janë duke u zhvilluar për gjetjen dhe kapjen e 26 të dyshuarve të përfshirë në prodhimin e drogës në rajon.
Autoritetet turke kanë konfiskuar dërgesat e narkotikëve në pronësi ose të operuara nga organizata terroriste PKK që nga vitet 1980.
Lufta e gjatë dhe e vazhdueshme e Turqisë kundër drogës e ka ndihmuar atë të luftojë narko-terrorizmin.