Erdoğan Çağatay Zontur
26 Maj 2020•Përditësim: 27 Maj 2020
Avionët luftarak të Turqisë "neutralizuan" së paku katër terroristë të PKK-së në Irakun verior, njoftoi Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë të martën, raporton Anadolu Agency (AA).
Terroristët u neutralizuan në rajonin Hakurk pasi ata u zbuluan në aktivitete të zbulimit dhe mbikëqyrjes, tha ministria në Twitter.
Autritetet turke shpesh përdorin shprehjen "të neutralizuar" me çka nënkupton se terroristët në fjalë janë dorëzuar, janë kapur ose janë vrarë.
Operacionet antiterroriste të vendit vazhdojnë pa asnjë ndërprerje, tha ministria.
Terroristët e PKK-së shpesh strehohen në Irakun verior për të planifikuar sulme ndërkufitare terroriste në Turqi.
Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK e renditur si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnje.