Ali Murat Alhas
26 Gusht 2020•Përditësim: 27 Gusht 2020
Forcat turke të sigurisë sot sekuestruan mijëra rrënjë kanabisi në provincën lindore Malatya, transmeton Anadolu Agency (AA).
Forcat e xhandarmërisë lokale filluan një operacion në qarkun Akcadag dhe bastisën një shtëpi ku në mënyrë të paligjshme u rritën rrënjët e kanabisit.
Forcat e sigurisë konfiskuan 3.200 rrënjë kanabisi, dy armë pa leje dhe mbi 100 plumba.
Gjatë operacionit u arrestuan dy të dyshuar.