Aysu Biçer
30 Shtator 2021•Përditësim: 30 Shtator 2021
Turqia sot njoftoi se ka hyrë në fuqi një marrëveshje me Maltën për të bashkëpunuar në hetimin e krimeve financiare, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bordi i Hetimit të Krimeve Financiare të Turqisë (MASAK) dhe Njësia e Inteligjencës Financiare të Maltës (FIAU) do të bashkëpunojnë në "shkëmbimin e inteligjencës financiare në lidhje me pastrimin e parave, veprat penale të lidhura dhe financimin e terrorizmit", thuhet në një memorandum mirëkuptimi të botuar në "Gazetën Zyrtare" të Turqisë.
Sipas marrëveshjes, dy organet e hetimit financiar do të ndajnë lirshëm me njëri-tjetrin informacionet më të mundshme që kanë në dispozicion, spontanisht ose me kërkesë.
Marrëdhëniet diplomatike midis Maltës dhe Turqisë u vendosën në vitin 1967, menjëherë pas pavarësisë së Maltës. Lidhjet dypalëshe janë zhvilluar ngadalë por me siguri gjatë viteve.