Kerem Kocalar
18 Nëntor 2016•Përditësim: 18 Nëntor 2016
GAZIANTEP (AA) - Kryetari i Gjyësmë Hënës së Kuqe Turke, Kerem Kınık, në një deklaratë për gazetarin e Anadolu Agency (AA), ka thënë se Gjysmë Hëna e Kuqe deri më tani ka qenë aktive në 150 vende të botës, raporton Anadolu Agency (AA).
Duke theksuar se Gjysmë Hëna e Kuqe operon me aktivitete të rëndësishme jashtë vendit, Kınık ka thënë se ajo disponon 6 përfaqësi të përhershme jashtë vendit. Ai ka theksuar se vetëm këtë vit janë dërguar ndihma humanitare në masë në vende si Yemen, Somali, Xhibuti dhe Gaza. Ndihmat janë dërguar me anije në këto vende.
Kınık tha se puna për shpërndarjen e ndihmave do të vazhdojnë dhe në vijim ka shtuar:
''Kush do që të ketë nevojë për ndihmë ne punojmë për të dërguar në këto vende, pa pasur parasysh përkatësinë e tyre fetare, gjuhën dhe racën. Ne jemi dritë shprese për ata që shohin Gjysmë Hënën e Kuqe. Nga Haiti, Indonezia dhe deri në Somali si dhe Pakistan. Ne njihemi në çdo pikë të botës'' ka thënë Kınık dhe më pas ka shtuar se ndihmat e dërguara janë nga më të ndryshmet duke filluar nga ngrohja deri tek veshjet, dhe ushqimet.
''Bashkë me Gjysmë Hënën e Kuqe bota njeh edhe Turqinë. Në këtë kontekst, Turqia është pranë të gjithë të shtypurve, njerëzve në nevojë dhe atyre që ju bëhet padrejtësi. Në këtë pikë jemi duke punuar për të mbajtur të ndezur këtë dritë të ndihmës humanitare'' ka shtuar më pas Kınık në fjalën e tij.