Vesna Besiç
18 Nëntor 2016•Përditësim: 18 Nëntor 2016
STAMBOLL (AA) - Arboretumi Ataturk ndryshe parku i pemëve në Stamboll në njërin nga qytetet me të kaluar të bujshme historike dhe me bukuri të rralla natyrore, këto ditë është mbuluar me petkun e vjeshtës i cili e bënë natyrën shumëngjyrëshe, shkruan Anadolu Agency (AA).
Stambolli është i vetmi qytet në botë që shtrihet në dy kontinente, atë të Evropës dhe të Azisë të ndarë mes tyre nga ngushtica e Bosforit.
Qyteti turk ka një histori mbi 2500 vjeçare, dhe që nga themelimi i tij në këtë kryqëzim strategjik, ka paraqitur qendrën kryesore tregtare . Është i pasur me bukuri të shumta, dhe në të, secili mund të gjejë diçka për veten e tij.
I tillë është edhe Arboretumi Ataturk, i dashur për ata që e duan natyrën. Gjendet në juglindje nga “Pylli i Beogradit” dhe shtrihet në 345 hektarë tokë. Në këtë park ka mbi 1.500 lloje bimësh, ndërsa aty gjendet edhe një liqe.
Shëtitja në këtë park është një pushim i vërtetë për trupin dhe shpirtin, gjë për të cilën flasin edhe pamjet e regjistruara nga fotoreporteri i AA-së.