15 tetor 2021•Përditësim: 17 tetor 2021
CİHAD ALIU -
Rektori i Universitetit Ndërkombëtar të Ballkanit (IBU) në Maqedoninë e Veriut, Prof. Dr. Mehmet Dursun Erdem tha se cilësia e arsimit të këtij universiteti është shumë e avancuar në nivel vendor dhe rajonal.
Erdem, rektori i IBU-së, i cili u themelua në vitin 2006 në Shkup me iniciativë të drejtuesve të opinionit turk, akademikëve dhe biznesmenëve, foli për Anadolu Agency (AA) për punën e universitetit dhe aktivitetet akademike që do të kryhen në këtë institucion në kuadër të inovacioneve të sjella pas pandemisë së koronavirusit (COVID-19).
%2F20211015_2_50447966_69665151.jpg)
Erdem tha se kanë kaluar në arsimin ballë për ballë për herë të parë që nga fillimi i pandemisë, duke rikujtuar se së fundmi u mbajt ceremonia e diplomimit të dy viteve të fundit me pjesëmarrje të gjerë.
Duke deklaruar se ata ishin universiteti që zbatoi sistemin më të mirë të arsimit në distancë në Maqedoninë e Veriut vitin e kaluar me një përpjekje intensive, Erdem deklaroi se këtë vit kanë kaluar në sistemin arsimor hibrid me besimin e siguruar nga vaksinimi, që do të thotë se të vaksinuarit mund të marrin pjesë ballë për ballë në procesin arsimor, kurse të pavaksinuarit mund t’i ndjekin mësimet nga distanca.
“Ne kemi instaluar sisteme zëri në klasa. Po ashtu edhe sisteme kamerash dhe sisteme të dërrasave të zgjuara. Nxënësi mund t’i bashkohet klasës përmes internetit, të parashtrojë pyetje, të dëgjojë zërin e ligjëruesit dhe gjithashtu zërin e studentëve që ndjekin mësimin ballë për ballë”, tha Erdem.
Duke theksuar se pjesëmarrja fizike në ligjërata është e detyrueshme për studentët që janë shtetas të Maqedonisë së Veriut, Erdem tha se ata i ofrojnë alternativat për studentët nga vende të ndryshme dhe se gjithashtu mbrojnë studentët me sëmundje kronike në këtë kontekst.
Rektori i IBU-së tha se parimi i këtij universiteti është cilësia dhe nuk është i orientuar në fitim ndërsa theksoi se kjo vatër e dijes ka identitetin si universitet fondacion dhe se tarifat e studentëve dhe kontributet e anëtarëve të bordit drejtues harxhohen për cilësinë e mësimit.
Ai u shpreh se kanë shpenzuan afro 1 milion euro për laboratorin e Fakultetit të Stomatologjisë të hapur së fundmi, duke thënë se ky është laboratori më i mirë në nivel ballkanik.
Erdem gjithashtu rikujtoi se IBU është rankuar i pari në Maqedoninë e Veriut sipas kritereve të Shangait.
Në bashkëpunim me Universitetin Acibadem, janë hapur drejtimet e Mamisë dhe Infermierisë të Shkollës së Lartë të Shkencave Mjekësore, tha Erdem.
“Mund të them me plot bindje se cilësia jonë e arsimit është shumë e avancuar në raport me Maqedoninë e Veriut dhe Ballkanit, sepse kjo është ajo që pritet prej nesh dhe kjo është ajo së cilës ne i japim përparësi”, theksoi rektori Erdem.
Siç tha ai, IBU aktualisht ofron 21 programe deridiplomike, 12 master dhe 3 programe të doktoratës.
- “70 për qind e studentëve marrin bursa deri në 100 për qind”
Duke shpjeguar se janë të parët në Maqedoninë e Veriut për sa u përket programeve Erasmus dhe Erasmus+, pasi ofrojnë arsim 100 për qind anglisht, Erdem tha se ata gjithashtu shkëmbejnë studentë përmes marrëveshjeve dypalëshe me 160 universitete.
Ai theksoi se 70 për qind e studentëve të universitetit kanë bursa deri në 100 për qind. “Jo vetëm në Maqedoninë e Veriut dhe Ballkan, por edhe në botë, unë besoj se ne jemi universiteti që ofron më shumë bursa në mesin e universiteteve fondacion ose universiteteve të cilësisë sonë. Sepse unë e kam hulumtuar këtë çështje. Nëse do të bëhej një statistikë, ne do të ishim të parët në botë për bursa”, tha Erdem.
Erdem kujton se në kohën e hapjes, IBU kishte vetëm nëntë studentë, kurse tani kjo shifër arrin në 4 mijë, përfshirë studentë nga Maqedonia e Veriut dhe nga vende të ndryshme të botës, duke filluar nga Amerika e deri në Azinë Qendrore, Afrikë dhe Lindjen e Largët.