Hanife Sevinç
20 Nëntor 2015•Përditësim: 21 Nëntor 2015
STAMBOLL (AA) - Bordi i Lartë i Arsimit të Turqisë (YÖK) ka nënshkruar sot një marrëveshje mirëkuptimi për bashkëpunim në fushën e arsimit të lartë me Ministrinë e Arsimit të Shqipërisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një fjalë të mbajtur në ceremoninë e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje në ambientet e Rektoratit të Universitetit të Stambollit, kryetari i Bordit të Lartë të Arsimit të Turqisë, Yekta Saraç tha se këtë marrëveshje mirëkuptimi ata e shohin si një mundësi të mirë.
Saraç vuri në dukje se marrëdhëniet e mira mes Turqisë dhe Shqipërisë të cilat ka ardhur koha të shkojnë në një stad tjetër. Ai theksoi se sistemi i arsimit të Turqisë është një nga më të fortët në Evropë.
Kryetari Saraç tha gjithashtu se dëshirojnë të dërgojnë përvojën e tyre në Shqipëri. Duke nënvizuar faktin se Turqia i jep rëndësi shkollave ku banojnë shqiptarë si në Kosovë dhe vende të tjera Yekta tha gjithashtu se në këtë kuadër ata dëshirojnë të zhvillojnë marrëdhëniet me Shqipërinë dhe se janë të gatshëm të ndihmojnë sistemin e lartë të arsimit në këtë vend me çdo gjë të paraprirë në këtë marrëveshje mirëkuptimi.
Zyrtari i lartë turk në fjalimin e tij tha gjithashtu se dëshirojnë të lehtësojnë procedurat për studentët shqiptarë të cilët dëshirojnë të studiojnë në Turqi. “Un besoj se marrëdhëniet e mira mes dy vendeve kalojnë mes marrëdhënieve të mira në arsim”.
- “Përvoja e Turqisë është e rëndësishme”-
Nga ana tjetër ministrja e Arsimit Lindita Nikolla në një fjalim të mbajtur në këtë ceremoni tha se në Shqipëri ka 170 mijë studentë universitarë dhe se kjo shifër është vetëm 40 përqind e numrit të studentëve në Stamboll.
Më pas dy palët firmosën marrëveshjen e mirëkuptimit në fushën e arsimit të lartë. Ndërkohë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes ishte i pranishëm edhe Ambasadori i Shqipërisë në Turqi, Genci Muçaj.
Me anë të kësaj marrëveshjeje universitetet e dy vendeve do të mund të bëjnë marrëveshje të përbashkëta kërkimore, dërgimin anasjelltas i studentëve dhe pedagogëve të universiteteve të dy vendeve dhe përhapjen e gjuhëve respektive si dhe ngritja e katedrave të këtyre gjuhëve në vendet respektive.