Ekip
27 Prill 2017•Përditësim: 28 Prill 2017
SHKUP (AA) – Teksa vazhdojnë protestat para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, pohohet se një grup i maskuar që ka hyrë në godinën e Kuvendit po mban peng disa deputetë dhe përfaqësues të mediumeve, në mesin e tyre edhe kameramani i Anadolu Agency (AA).
Ende vazhdon protesta e simpatizuesve të VMRO-DPMNE-së para kuvendit pas zgjedhjes së Talat Xhaferit nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) për kryetar të kuvendit. Siç raportojnë mediumet, grupi i maskuar që ka hyrë në kuvend, ka marrë peng disa deputetë.
Gjatë incidenteve janë lënduar disa emra, në mesin e të cilëve edhe lideri i Lidhjes Socialdemokratike të Maqedonisë (LSDM), Zoran Zaev. Në ndërkohë, mësohet se disa përfaqësues të mediave, përfshirë edhe kameramanin e Anadolu Agency, janë në mesin e personave që mbahen peng.
Grupi të cilët në duar mbanin pistoleta, është vërejtur se si pyesin të gjithë se për cilin medium punojnë, ndërkohë duke sulmuar disa persona.