Shpetim Hiseni
28 Prill 2017•Përditësim: 28 Prill 2017
SHKUP (AA) – Lirohet kameramani i Anadolu Agency (AA), Vedat Abdul, i cili u mor peng brenda Kuvendit të Maqedonisë pas protestave të nisura nga simpatizantët e VMRO-DPMNE-së.
Pas protestave para Kuvendit, një grup i maskuar hyri në Kuvend dhe mori peng shumë persona, në mesin e të cilëve kishte edhe deputetë dhe përfaqësues të mediave.
Kameramani i AA-së, Abdul, i cili ishte në mesin e personave të mbajtur peng, është liruar pas një pritjeje prej rreth gjashtë orësh.
Abdul theksoi se grupi që i kishte mbajtur peng posedonte pistoleta dhe se i kanë kërcënuar me vdekje në rast se dalin nga dhoma në të cilën ishin mbyllur, duke rrëfyer se më pas janë hipur në një automjet nga ana e forcave të sigurisë që kanë hyrë në dhomë, ndërsa më pas janë lëshuar në liri.