Sibel Vezaj
13 Dhjetor 2016•Përditësim: 14 Dhjetor 2016
PRISHTINË (AA) - Në Prishtinë sot u organizua një marshim kundër sulmit terrorist të ndodhur ditën e shtunë në Beşiktaş të Stambollit, ku humbën jetë 44 persona, nga të cilët 36 policë dhe 8 civilë, raporton Anadolu Agency (AA).
Marshimi në të cilin morën pjesë qytetarë dhe nxënës të shumtë të komunitetit turk të Prishtinës, filloi nga qendra kulturo-artistike “Gerçek” dhe vazhdoi deri tek Ambasada e Republikës së Turqisë në Prishtinë me slogane “Dëshmorët nuk vdesin, atdheu është i pandashëm”, “Të gjithë për atdheun”, “Mallkuar qoftë terrori”. Pas kësaj qytetarët që morën pjesë në marshim, vendosën lule në derën e Ambasadës.
Ndërkaq, Ambasadorja e Republikës së Turqisë në Prishtinë, Kıvılcım Kılıç, e cila u takua me marshuesit në derë të ambasadës, ku shprehu se asnjë grup terrorist nuk do të mund ta arrijë qëllimet e tyre.
“Zemra po na digjet, kemi dëshmorë. Zoti pastë mëshirë për të gjithë ata. Uroj shërim sa më të shpejtë për të lënduarit. Por, ne jemi të fortë dhe e ndijmë veten edhe më të fortë së bashku me juve”, tha Kılıç.
Duke theksuar se këtu po flitet për persona të dalë nga njerëzimi, të cilët mund ta bëjnë këtë krim në natën e mevludit, Kılıç tha se “Por këto janë përpjekjet e fundit të tyre. Inshallah do të zhduken dhe detyrimisht do të zhduken përpara fuqisë turke. Kështu ka ndodhur edhe përgjatë historisë”.
Kurse shefi i degës së Partisë Demokratike Turke në Prishtinë, Cüneyt Ustaibo i cili mori pjesë në marshim, shprehu se këtu janë mbledhur për t’i mallkuar aktet terroriste.
Duke theksuar se turqit e Kosovës do të jenë gjithmonë pranë popullit turk, Ustaibo tha se “Deshëm të shprehim se ne jemi gjithmonë pranë Republikës së Turqisë. Zemra po na digjet. Ne sot këtu as nuk mund të qeshin e as mund të hamë, sepse në Turqi po qajnë nënat e dëshmorëve. Shpresojmë se kjo më do të marrë fund dhe e dijmë se Republika e Turqisë e ka atë fuqi për t’i zhdukur grupet terroriste”.
Ky akt simbolik përfundoi me qëndrimin 1 minutë heshtje për dëshmorët, leximin e himnit kombëtar turk dhe nënshkrimin e Librit të zisë, e hapur nga Ambasada Turke në Prishtinë në emër të dëshmorëve të rënë.