BALLKANI

BeH: Përmbytje në qytetin e Prijedorit, qindra objekte nën ujë

Në Prijedor është shpallur gjendje e jashtëzakonshme për mbrojtje nga përmbytjet

Elvır Hodzıc  | 29.03.2025 - Përdıtësım : 30.03.2025
BeH: Përmbytje në qytetin e Prijedorit, qindra objekte nën ujë Foto: Miomir Jakovljevic/AA

Sarajevë

Si pasojë e reshjeve të dendura të mbrëmshme në Prijedor, janë përmbytur më shumë se 350 objekte banimi dhe ndihmëse, raporton Anadolu.

Në Prijedor është shpallur gjendje e jashtëzakonshme për mbrojtje nga përmbytjet.

Administrata e qytetit tha se zjarrfikësit kanë kryer 12 operacione evakuimi.

Niveli i ujit në vendbanimet Sana dhe Gomjenica është rritur gjatë natës dhe lumenjtë kanë dalë nga shtrati dhe kanë përmbytur një zonë më të gjerë.

Për shkak të problemeve të shkaktuara nga vërshimet, është ndërprerë rryma në një pjesë të vendbanimeve të përmbytura.

Si rezultat i reshjeve të mëdha gjatë ditëve të fundit, nivelet e lumenjve janë rritur dhe ka pasur përmbytje në gjithë Bosnjë dhe Hercegovinën.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın