BALLKANI

Dhjetëra traktorë parkohen rreth Parkut të Pionierëve në Beograd

Një grup qytetarësh që prezantohen si “Studentët 2.0” prej disa ditësh po qëndrojnë në Parkun e Pionierëve. Ata kërkojnë rifillimin e mësimit në universitete, i cili është pezulluar për shkak të bojkotit të studentëve

Adis Karadza, Elvır Hodzıc  | 14.03.2025 - Përdıtësım : 14.03.2025
Dhjetëra traktorë parkohen rreth Parkut të Pionierëve në Beograd

Beograd

Disa dhjetëra traktorë janë parkuar rreth Parkut të Pionierëve në Beograd, ku po qëndrojnë studentët të cilët kërkojnë t’i jepet fund bojkotit të mësimit në universitete, transmeton Anadolu.

Traktorët mbërritën gjatë natës në Parkun e Pionierëve, ku u parkuan.

Një grup qytetarësh që prezantohen si “Studentët 2.0” prej disa ditësh po qëndrojnë në Parkun e Pionierëve. Ata kërkojnë rifillimin e mësimit në universitete, i cili është pezulluar për shkak të bojkotit të studentëve.

Protesta më e madhe deri më tani nga studentët dhe qytetarët serbë është planifikuar për të shtunën në kryeqytetin serb, për të kërkuar llogari për aksidentin e 1 nëntorit në stacionin e trenit në Novi Sad, ku humbën jetën 15 persona.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın