Komisionerja e BE-së për Zgjerimin viziton qytetin e Elbasanit
Në një njoftim nga projekti "Shtëpia e Evropës", thuhet se komisonerja Kos u takua me përfituesit e projekteve të financuara nga BE-ja, të cilat mbështesin komunitetet në nevojë, fuqizimin e grave dhe bashkëpunimin rinor

Tiranë
Në kuadër të vizitës zyrtare në Shqipëri, komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos, vizitoi qytetin e Elbasanit, transmeton Anadolu.
Në një njoftim nga projekti "Shtëpia e Evropës", thuhet se komisonerja Kos u takua me përfituesit e projekteve të financuara nga BE-ja, të cilat mbështesin komunitetet në nevojë, fuqizimin e grave dhe bashkëpunimin rinor.
Së bashku me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, komisionerja Kos vizitoi një punishte të përgatitjes së qilimave dhe gjithashtu u takua me të mbijetuara të dhunës me bazë gjinore.
Në një shkollë të mesme, e shoqëruar nga ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët në Qeverinë e Shqipërisë, Bora Muzhaqi, Kos mori pjesë në një takim me nxënës nga Shqipëria dhe Serbia, të përfshirë në programin e shkëmbimit "Supershkollat", një iniciativë rajonale që synon nxitjen e dialogun dhe pajtimin mes të rinjve të Ballkanit Perëndimor.
"Komisionerja Kos rikonfirmoi angazhimin e BE-së për të mbështetur Shqipërinë në rrugën e saj të integrimit, duke siguruar që qytetarët e saj të përfitojnë nga programet e BE-së edhe para anëtarësimit", thuhet në njoftim.
Kos iu bashkua edhe aktiviteteve të organizuara në qytetin e Elbasanit në kuadër të Ditës së Verës.
Gjatë vizitës në Shqipëri, Kos u takua me kryeministrin Edi Rama, kryeparlamentaren Elisa Spiropali dhe zyrtarë të tjerë.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.