Agim Sulaj
05 Shkurt 2021•Përditësim: 06 Shkurt 2021
Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se edhe 5 persona të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë vdekur në 24 orët e fundit, duke e çuar në 1.519 numrin e të vdekurve nga ky virus, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKShPK), edhe 284 raste të reja janë diagnostikuar pozitiv me koronavirus, derisa numri i tyre ka shkuar në 61.688.
Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët privatë janë testuar gjithsej 1.951 mostra të dyshuara me COVID-19, ndërsa nga fillimi deri më tani janë testuar gjithsej 244.950 mostra.
Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 224 pacientë të rinj, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka shkuar në gjithsej 53.455 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.714.