Ahmet Gençtürk
20 Dhjetor 2021•Përditësim: 21 Dhjetor 2021
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis mbërriti sot në kryeqytetin bullgar Sofje për vizitë zyrtare, njoftoi agjencia zyrtare bullgare e lajmeve Bta, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë të përbashkët të lëshuar pas takimit të tyre, kryeministri bullgar Kiril Petkov tha: "Së bashku mund të arrijmë më shumë, veçanërisht në energji, infrastrukturën e përbashkët dhe stabilitetin rajonal në Ballkan".
Krerët e shteteve u dakorduan se ndërtimi në vazhdim i gazsjellësit midis Greqisë dhe Bullgarisë duhet të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur.
Mitsotakis përsëriti rëndësinë që vendi i tij i jep marrëdhënieve me Bullgarinë.
"Kemi pikëpamje të përbashkëta për shumë tema. Që tani e tutje, Athina dhe Sofja fillojnë një fazë të re të bashkëpunimit të tyre", shtoi ai.
Dy liderët diskutuan ndër të tjera edhe për marrëdhëniet tregtare dypalëshe dhe bashkëpunimin e mëtejshëm në fushën e kulturës dhe turizmit.