BALLKANI

Paralajmërim për valë ekstreme e të nxehtit në Kosovë

IKSHPK paralajmëron qytetarët që të mos shpenzojnë shumë kohë jashtë dhe të konsumojnë shumë lëngje, veçanërisht midis orës 11 të ditës deri në orën 5 pasdite

Agim Sulaj, Eren Beksaç  | 13.08.2024 - Përdıtësım : 13.08.2024
Paralajmërim për valë ekstreme e të nxehtit në Kosovë Foto: Eren Beksaç/AA

Prizren

Autoritetet kosovare kanë paralajmëruar për temperaturat e larta që pritet të jenë efektive gjatë gjithë kësaj jave në vend, transmeton Anadolu.

Në deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës thuhet se në varësi të zhvillimit të situatës meteorologjike, nëse është e nevojshme, Ministria e Shëndetësisë do të ndërmarrë masa për kufizimin e orarit të punës gjatë javës.

Rekomandime lidhur me mbrojtjen nga temperaturat e larta ka bërë edhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKSHPK).

IKSHPK paralajmëron qytetarët që të mos shpenzojnë shumë kohë jashtë dhe të konsumojnë shumë lëngje, veçanërisht midis orës 11 të ditës deri në orën 5 pasdite dhe rekomandon që ata me sëmundje kronike të shmangin qëndrimin në mjedise me diell në mesditë, kur nxehtësia e tepërt është efektive dhe e dëmshme për shëndetin e tyre.

Në qytetin e Prizrenit në jug të Kosovës, ku temperatura e ajrit arriti deri në 39 gradë-celcius, qytetarët kaluan kohë pranë lumenjve dhe parqeve, për t'u freskuar.

Autoritetet qendrore dhe lokale vazhdojnë të luftojnë me zjarret në pyje që shpërthyen në zona të ndryshme të vendit për shkak të rritjes së temperaturave.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.