Abdula Berisha
26 tetor 2022•Përditësim: 27 tetor 2022
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka mbërritur në Shkup, duke nisur turneun e saj nëpër vendet e Ballkanit Perëndimor, raporton Anadolu Agency (AA).
Von der Leyen u prit para pllajës së Qeverisë së Maqedonisë së Veriut me nderimet më të larta nga kryeministri i Dimitar Kovaçevski.
Ajo së bashku me Kovaçevskin do të marrë pjesë në nënshkrimin e marrëveshjes me Frontex, ndërsa më pas do të mbajnë konferencë të përbashkët për shtyp.