Muhammed Emin Canik
11 dhjetor 2020•Përditësim: 11 dhjetor 2020
Në Argjentinë mijëra persona organizuan protesta pro dhe kundër abortit, raporton Anadolu Agency (AA).
Përderisa në Dhomën e Përfaqësuesve, krahu i poshtëm i Kongresit Kombëtar të Argjentinës, diskutohet për projektligjin që mbulon legalizimin e shtatzënisë sipas dëshirës, para ndërtesës së Kongresit në kryeqytetin Buenos Aires mijëra persona organizuan demonstrata në favor dhe kundërshtim të projektligjit.
Sheshi pranë ndërtesës së Kongresit me anë të barrierave u nda në gjysmë, për përdorimin e të dyja palëve.
Personat që kundërshtonin abortin në duart mbanin lecka me ngjyrë të kaltër të hapur, ndërsa ata që mbështesin legalizimin e abortit lecka të gjelbër. Të dyja palët hodhën slogane pro dhe kundër projektligjit.
Protestat pritet që të vazhdojnë deri në votimin e projektligjit.
Votimi pritet të bëhet pasi 257 deputetë do të japin mendim në një kohë brenda 5 minutash që u është ndarë.
Pasi të votohet në Dhomën e Përfaqësuesve, për dekretimin duhet të kaloj nga Dhoma e Senatorëve si dhe të nënshkruhet nga presidenti që të hyjë në fuqi.
Presidenti i Argjentinës, Alberto Fernandez, i paraqiti Kongresit Më 17 nëntor, projektligjin për të legalizuar abortin në vend, i cili ishte ndër premtimet e tij zgjedhore.
Projektligji përfshin ndërprerjen opsionale të shtatzënisë deri në javën e 14-të dhe sigurimin e trajtimit të nevojshëm falas.
Ligji aktual argjentinas lejon ndërprerjen e shtatzënisë nëse është rezultat i përdhunimit ose rrezikon shëndetin e nënës.
Derisa grupet e krahut të djathtë dhe fetar e përshkruajnë liberalizimin e abortit sipas dëshirës, i cili diskutohet shpesh në Argjentinë, si "gjenocid" dhe "vrasje", grupet feministe dhe të majta argumentojnë se kjo është një e drejtë ligjore.