Berk Kutay Gökmen
21 Shtator 2025•Përditësim: 22 Shtator 2025
Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese, ka bërë të ditur se vendi i tij ka njohur zyrtarisht shtetësinë e Palestinës, transmeton Anadolu.
"Duke hyrë në fuqi sot, e diel, 21 shtator 2025, Komonuelthi i Australisë njeh zyrtarisht shtetin e pavarur dhe sovran të Palestinës", tha Albanese në platformën sociale të kompanisë amerikane X.
Albanese tha se me këtë veprim, Australia "njeh aspiratat legjitime dhe të kahershme të popullit të Palestinës për një shtet të vetin".
Njohja e Palestinës nga Canberra vjen së bashku me vendimin e Kanadasë dhe Mbretërisë së Bashkuar, tha Albanese, duke shtuar se kjo është pjesë e një "përpjekjeje të koordinuar ndërkombëtare për të ndërtuar një moment të ri për një zgjidhje me dy shtete".
Njohja e një shteti të pavarur të Palestinës vjen në një kohë kur lufta gjenocidale izraelite që nga 7 tetori i vitit 2023 në Gaza ka vrarë mbi 65.200 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.