Vesna Besiç
30 dhjetor 2017•Përditësim: 31 dhjetor 2017
BAKU (AA) – Shtëpitë, qendrat e biznesit dhe rrugët e kryeqytetit të Azerbajxhanit, Baku, me rastin e festës së Vitit të Ri janë zbukuruar nga stolisja shumëngjyrëshe, raporton Anadolu Agency (AA).
Është vendosur edhe një bredh i madh, ndërsa tashmë ndjehet atmosfera festive. Baku ofron një sërë ngjarjesh kulturore dhe trashëgimi historike e artistike me rëndësi ndërkombëtare.
Në qytet ka shumë muze, ndërsa arkitektura e Bakus njihet botërisht, nga Qyteti i Vjetër me ndërtime historike, deri te ndërtimet moderne dhe plani i gjerë i portit në Baku.