Ömer Tuğrul Çam
03 Qershor 2022•Përditësim: 05 Qershor 2022
Bashkimi Evropian (BE) vendosi sanksione të reja kundër Bjellorusisë me arsyetimin se ajo ushtron presion ndaj shoqërisë civile dhe opozitës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e Këshillit Evropian thuhet se masat kufizuese do të zbatohen ndaj 12 individëve dhe 8 organizatave për shkak të “shtypjes dhe shkeljes së të drejtave të njeriut brenda vendit”.
Midis personave të përfshirë në listën e sanksioneve janë zyrtarë nga qeveria bjelloruse, biznesmenë dhe familjet e tyre, anëtarë të gjyqësorit dhe gazetarë. Në listë është edhe biznesmeni serb, Bogoljub Kariç për marrëdhëniet e tij me Aleksandër Lukashenkon dhe familjen e tij.
Ndër institucionet që do të sanksionohen janë kompania prodhuese e potasës Belaruskali, krahu i eksportit të kësaj kompanie Belarusian Potash Co. televizioni dhe radio shtetërore Belteleradio si dhe kompanitë e prodhimit të produkteve të duhanit dhe automjeteve të transportit publik.
Me sanksionet e mëparshme të BE-së ndaj Bjellorusisë, numri i personave që morën masa kufizuese u rrit në 195 ndërsa numri i organizatave në 35. Sanksionet përfshijnë ngrirjen e aseteve dhe ndalimin e udhëtimit. Përveç kësaj, qytetarët dhe kompanitë e BE-së u ndalohet të financojnë listën.
BE-ja ka marrë sanksione të ndryshme kundër Bjellorusisë me arsyetimin se nuk e njohu rezultatin e zgjedhjeve të gushtit 2020 dhe se Lukashenko u shpall fitues, zgjedhjet ishin të falsifikuara dhe opozita u vu nën presion.