Muhammed Emin Canik
02 Prill 2021•Përditësim: 02 Prill 2021
Për shkak të koronavirusit (COVID-19) në 24 orët e fundit në Brazil kanë humbur jetën 3.769 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se me 91.097 raste të reja në 24 orët e fundit, ka arritur në 12.839.844 numri i rasteve me COVID-19 në vend ndërsa bilanci i viktimave ka shkuar në 325.284 me 3.769 vdekje të reja.
Gjithashtu bëhet e ditur se numri i të shëruarve në vend është rritur në 11.239.099.
Vendi i Amerikës Jugore, Brazili me një popullsi mbi 210 milionë banorësh, pas SHBA-së është vendi më i prekur në botë nga pandemia.
Brazili po kalon ditë të vështira për shkak të tejmbushjes në ditët e fundit të kapaciteteve në njësitë e kujdesit intensiv, por edhe për shkak të përhapjes së P1, llojit më ngjitës të COVID-19 i cili mendohet se është shfaqur në rajonin Amazonas.
Shifra e vdekjeve ditore në javën e fundit në Brazil ka vazhduar të jetë mesatarisht mbi 2.900 ndërsa numri i rasteve ditore mbi 75 mijë.