Mustafa Deveci
24 janar 2019•Përditësim: 24 janar 2019
KUDS (AA) - Së paku 19 palestinezë janë privuar nga liria gjatë bastisjeve të mbrëmshme të forcave izraelite në Bregun Perendimor të pushtuar, raporton Anadolu Agency (AA).
Me qëllim të rritjes së persionit dhe frikësimit të palestinezëve, forcat izraelite të sigursië me muajt të tërë çdo mbrëmje kryejnë bastisje në vendbanimet e Bregut Perendimor të pushtuar.
Gjatë bastisjeve, forcat izraelite arrestojnë palestinezët nën pretekstin për përfshirje në aktivitete terroriste. Shumica e të arrestuarve kalojnë disa ditë në paraburgim.
Sipas Unionit të Familjeve të Burgosurve Palestinez, forcat izraelite vitin e kaluar privuan nga liria së paku 1.600 palestinezë. Në raportin e organizatës theksohet se një katërta e të ndaluarve janë të mitur dhe se në mesin e tyre janë së paku 30 fëmijë të moshës nën 14 vjeç.
Sipas institucioneve palestineze, aktualisht në busrgjet izraelite ndodhen së paku 6.000 palestinezë.