Qays Abu Samra,Hacer Başer
19 Dhjetor 2018•Përditësim: 19 Dhjetor 2018
TUBAS (AA) - Gjatë bastisjeve të ushtarëve izraelitë në Tubas të Bregut Perëndimor është plagosur një palestinez, raporton Anadolu Agency (AA).
Dëshmitarët okularë thonë se forcat izraelite kryen bastisje në orët e hershme të mëngjesit, kurse revoltës së palestinezëve iu përgjigjën me gaz lotsjellës, plumba plastikë dhe municione të vërteta.
Palestinezët të cilët u gjetën në shënjestër të ushtarëve izraelitë u kundërpërgjigjën me gurë dhe djegie të gomave. Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze njofton se një palestinez është plagosur, kurse 9 të tjerë janë ndikuar nga pasojat e gazit lotsjellës.
Ushtria izraelite shpesh kryen fushata të gjëra arrestimesh në mbarë Bregun Perëndimor nën pretekstin e kërkimit të palestinezëve me fletë arresti.
Sipas burimeve palestineze, në burgjet izraelite aktualisht ndodhen më shumë se 6.000 palestinezë, në mesin e të cilëve shumë gra dhe të mitur.