Ala er-Rimavi,Meryem Kasım
01 Qershor 2016•Përditësim: 01 Qershor 2016
JERUSALEM (AA) - Njoftohet se në operacionet gjithpërfshirëse të ushtrisë izraelite në Jerusalem dhe në Bregun Perëndimor janë arrestuar rreth 30 palestinezë të rinj, raporton Anadolu Agency (AA).
Dëshmitarët okularë thonë se ushtarët izraelitë në shumë operacione në rajonet Et-Tur në lindje të Jerusalemit dhe në lagjen Sivane kanë arrestuar rreth 30 palestinezë të rinj. Njoftohet se disa nga të rinjve të arrestuar më pas janë liruar.
Ndërsa nga ana tjetër ushtria izraeite lajmëroi se në Bregun Perëndimor, me arsyetim se ''kanë dëmtuar sigurinë publike'' ka arrestuar 12 palestinezë.