Ihvan Radoykov
23 Qershor 2022•Përditësim: 23 Qershor 2022
Ministria bullgare e Shëndetësisë njoftoi se për herë të parë në vend, virusi i lisë së majmunit është zbuluar te dy persona, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim, Ministria njoftoi se bëhet fjalë për dy meshkuj të moshës 41 dhe 44-vjeçare.
Në deklaratë thuhet se dy personat me virusin e lisë së majmunit po trajtohen në spitale të ndryshme në kryeqytetin Sofje.
Duke theksuar këta persona kishin vizituar më parë Spanjën dhe Britaninë, autoritetet njoftuan se pacientët janë në gjendje të mirë shëndetësore.