Selen Valente Rasquinho
11 tetor 2023•Përditësim: 12 tetor 2023
Qindra njerëz u mblodhën në një demonstratë në mbështetje të Palestinës në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel, raporton Anadolu.
Demonstruesit u mblodhën para ndërtesës së Ministrisë së Jashtme në orën 17:00 me kohën lokale.
Turma, e cila mbante flamuj palestinezë, brohoriste me sloganin “Liri për Palestinën”, duke mbajtur po ashtu fotografi të fëmijëve dhe gazetarëve të vrarë gjatë bombardimeve izraelite në Rripin e Gazës.
Vlen të përmendet se shumë evropianë e mbështetën protestën duke vendosur shall “kefiyyeh”, që është simbol i rezistencës palestineze.