Tufan Aktaş
27 Janar 2022•Përditësim: 27 Janar 2022
Elefanti shtypi për vdekje një turist që doli nga automjeti i tij në Parkun Kombëtar Murchison në Ugandë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Mediat lokale raportuan se shtetasi i Arabisë Saudite, Ayman Sayed Elshahany, i cili po udhëtonte me tre miqtë e tij nga Masindi për në Arua, u shtyp nga një elefant.
Elshahany vdiq në vendngjarje. Zyra e Ugandës për Kafshët e Egra (UWA) ka njoftuar rishikimin e protokolleve të sigurisë për të siguruar që një incident i tillë të mos ndodhë më.
Turistët që vizitojnë parqet kombëtare mund të përballen me sulme ose aksidente të tilla nëse nuk respektojnë rregullat e sigurisë.